Transmetuar më 06-08-2019, 13:32

Tashmë i gjeni në treg në masë dhe mund ti konsumoni pa problem, pasi janë pjekur! Fiqtë janë një prej frutave më të pëlqyer, ndonëse me shije mund ti gjeni vetëm kur piqen natyralisht dhe jo kur ruhen në frigorifer dhe i blini nëpër markete.

Me origjinë nga Azia, fiqtë janë të pasur me minerale dhe vitamina, duke parandaluar degradimin e shikimit me kalimin e viteve.

Po ashtu kanë veti laksative, duke luftuar hemorroidet. Nga ana tjetër, fiqtë kanë një përmbajtje të lartë sheqeri dhe janë burim shumë i mirë energjie për organizmin tonë.

Nga ana tjetër konsumi i fiqve lufton infeksionet urinare, aneminë, rregullon aparatin tretës, presionin e gjakut parandalon kancerin e zonës së trashë si dhe lufton efektet e dëmshme të radikaleve të lira.

Po ashtu në sajë të përmbajtjes së omega 3 dhe omega 6, reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të koronareve, si dhe mbajnë zemrën të shëndetshme.

Lidhur me kaloritë 100 gramë kanë 74 kalori, ndërsa në 100 gramë fiq të thatë gjenden 227 kalori, shkruan noa.al.

Nga ana tjetër qumështi që gjendet kur qërohet lëkura, shërben për të eliminuar kallot dhe iriqët në këmbë dhe duar. /a.y/noa.al