Transmetuar më 06-08-2019, 10:00

Zëvendëskryeministri Erion Braçe i përgjigjet futbollistit të kombëtares Andi Lila, i cili akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për statusin e futbollistëve.

Kjo pasi Lila i kujtoi Braçes se politika kujtohet për futbollin vetëm kur shkojnë në Kampionatin Europian.

Lidhur me këtë Braçe thotë se si tifoz nuk i vjen turp dhe se detyrën e bën me saktësi, duke i thënë prerazi se kërkush nuk i thotë se si duhet të flasë.

Për Andin, futbollin e pistë dhe ligjshmerinë që dua!

“I nderuar zoti Lila!

Nuk do replikoja kurrë me një futbollist-ata thjesht i ndjek në garë, i duartrokas pa fund kur e meritojnë, por me që u prezantuat nga detyra e lartë e kryetarit të parë të Sindikatës së Futbollistëve, po ndaj me ju, tre katër mendime mbi atë që lexova.

E para dhe kjo është personale;

Jo ju, por kërkush përfshi dhe atë që e dallova mes rreshtave, nuk më thotë dot se si duhet të flasë!

Unë zotni kam lirinë të them atë që mendoj dhe e bëj si dua:

Prej pasionit si tifoz e s’më vjen turp hiç, prej detyrës ekzakt kur duhet të bëj detyrën, tërësisht e ndarë me pasionin!

Tani për çështjen;

E para, unë nuk paragjykoj kërkënd, as individë, as ekip e as FSHF.

Unë i referohem fakteve!

Tre vendime të Cas nuk janë paragjykim por vendime gjykate!

I fundit prej tyre ka legjitimuar sistemin BFDS të monitorimit të garave të paracaktuara me qëllim bastet e paligjshme!

Këtë ta them si shtetar mu në mes të realitetit, por edhe si tifoz që urren ta mashtrojnë kur sheh një ndeshje futbolli!

Tani një pyetje kam;

Ju përse refuzoni të pranoni qe paracaktimi i rezultateve të një gare, kombëtare e ndërkombëtare, është një fenomen i përhapur në futbollin shqiptar e për të cilin flasin të gjithë?

Nuk pastrohet, kurohet, përmirësohet duke kapur majën e konkurrencës, financohet futbolli duke fshehur krimin zotni!

E dyta, mua më kërkon llogari për të drejtat e futbollistëve?!

Zotni e kam unë gabim apo marrëdhënia është mes futbollistit, klubit, përmes një kontrate që administrohet nga palët dhe FSHF-ja, e cila duhet ta mbrojë atë kontratë?!

Nëse ti e di ndryshe, atëherë kot që e keni ngritur atë sindikatë.

Kontratat e futbollistëve kanë rregullat dhe institucionet ku mbrohen e të siguroj, nuk është Qeveria ajo që i garanton. Kërkund.

E treta, po, ti ke të drejtë, bilancet e pista janë detyrë e Tatimeve.

Por duhet të dish dy gjëra:

E para, të gjitha detyrimet e sotme ndaj fiskut i kanë llogaritur tatimet, pra kanë bërë punën;

E dyta, sa herë unë kam nxitur këtë- siç ti ma kërkon, FSHF ka ulëitur pë ndëhyrje politike e ka kërcënuar me UEFA!

Kjo është E VËRTETA.

Si tre stadiumet e kësaj qeverie!

Aty luan ti!” /a.y/noa.al