Transmetuar më 05-08-2019, 23:19

Banorët e fshatit Godmiaha në Kenia, u tronditën kur një 38-vjeçar që ata besuan se kishte vdekur dhe ishte gati të varrosej u shfaq i gjallë në ceremoninë e funeralit të tij, duke konfirmuar kështu se ai nuk kishte vdekur.

Kennedy Olwa u zhduk nga shtëpia rreth dy dekada më parë dhe kështu kur mbërriti lajmi se ai kishte vdekur nga sëmundja e pazbuluar dhe eshtrat e tij u transferuan në morgun e spitalit nga policia, familja shkoi në morg për të kryer funeralin.

Shefi i policisë lokale, Jozeph Ndege, tha se familja me të vërtetë ishte informuar për vdekjen e djalit të tyre, pas së cilës disa persona u dërguan në mort për të zbuluar nëse personi që u mor atje nga policia ishte Olwa.

Pasi e panë trupin, anëtarët e familjes ishin të bindur se ishte trupi i djalit të tyre Olwa, kështu që ata bënë njoftimin për vdekjen nëpërmjet radios.

38-vjeçari dëgjoi në radiot lokale lajmin për vdekjen e tij dhe shkoi në shtëpi për të informuar familjen se ai është akoma gjallë, për të ndalur dhe shpenzimet e panevojshme dhe të kushtueshme të funeralit.

Kur e panë, u bë e qartë se trupi që kishin marrë nga morgu i përkiste dikujt tjetër.

Incidentet e familjeve që mbledhin trupa të gabuar nga morgu apo edhe varrosin një person të gabuar nuk janë të reja në Kenia.

Në fillim të vitit 2018, një burrë 35 vjeç u kthye në shtëpi për të prishur planet përfundimtare për varrosjen e tij.