Transmetuar më 05-08-2019, 13:54

Në rrugët e Malit të Zi tani ka trafik, pasi popullisa e tij pesëfishohet nga tutristët. Por ajo që ne vërejmë është se, ndërsa në rrugë ka shumë trafik, askush nuk futet në korisnë tjetër e kundërt.

Shpejt të gjithëve na shkon biseda tek shqiptarët e paduruar, që sapo krijohet radhë në rrugë vrapojnë ti zënë të dyja korsitë. Një kolege jona, ndrësa kthehej nga Rradhima, gjatë katër orëve pritje në rrugë, përiqej të bënte drejtësi duke fotografuar targat e kundravajtësve e i postontë në rrjetet sociale….

Vijmë në Hanin e Hotit. Shumë pak makina. Orë me fat. Por sërish shumë pritje. Befas, një autobuz me turistë rumonë, kalon nga korsia e autobusëve tek veturat.

Shkaku? Polici tek sporteli i autobusëve nuk e përdor shpejt atë paisjen, ndaj e kaluan këtu se është një vajzë e re, që merr vesh më shumë.

Pritje… tek polici që nuk merrte vesh, një motorrist holandez ka plot 17 minuta për të kontrolluar dokumentat.

Ndërkohë tri makina vijnë jashtë radhës dhe fusin “turirin”, mes makinave të tjera. Revoltohem dhe i them që do të njoftoj policinë: Sko mer pirdhu me gjithë policë, A s’i paske thanë atij Lleshit a? Kujton se po më plas… Ky është nga Shkodra, dhe e ka për turp të qëndrojë në rradhë, e ku në Han të Hotit.

Asgjë nuk lëviz ende. Njëri nga të paduruarit e zbuloi shkakun: Bajnë kastile se dun lekë. Tjetri, me një kanotiere me harta djerse, futi dorën në xhep e nxori dy dimëlekësha, të bërë shuk. Shqeva sytë. Vërtet ka ende policë që korruptohen me këto kartëmonedha të qelbura nga djersa?

Afrohem tek sporteli, dhe aty një police e re, simpatike dhe aspak e denjë për atë dymijëlekëshin e atij të paduruarit, tha se ka rënë rrjeti.

Dy fuoristrada luksi, aspak të denja për të prituar në radhë futen edhe ato kundravajtje, e drejtë tek trau. Këta s’kanë nevojë as të kontrollohen, një polic i ngre traun në korsinë nga ku duhet të kalojnë kamionët që dalin nga Shqipëria.

Durimi është çelësi i suksesit. Kalojmë dhe ja ku të del përpara trafiku i Lezhës.

10 kilometra trafik pa hyrë në qytet. Menjëherë del në pah karakteri shqiptar. Të paduruarit nxitojnë dhe shpejt e shpejt i bllokojnë të dyja korsitë.

Parakalime nga e majta e nga e djathta. Edhe shqiptarët që jetojnë jashtë, sapo vijnë këtu transformohen, turren si ata qentë e lëshuar nga zinxhiri, tërbohen. Askush nuk pyet për policë…

Meqë ra fjala, plot katër orë për të përshkuar 20 km, nga Lezha në Milot, dhe pashë vetëm një polic tek kryqëzimi i Shëngjinit.

Përse në ditë normale, pas çdo ferre ka nga një polic? Ku janë, përse nuk i ndëshkojnë këta njerëz? Përse kur udhëtojmë jashtë vendit ne respektojmë çdo vijë të bardhë e të verdhë, ndërsa këtu tërbohemi? Kush e ka fajin, njerëzit e tërbuar, apo shteti?

Nuk ia gjetëm dot fillin. Një koleg e vulosi duke thënë se do të preferonte të jetonte edhe nën një juntë ushtarake, vetëm të na bënte zap, të na bënte njerëz një herë.

Pamje teksa disa të rinj francezë edukojnë shoferët shqiptarë

Isha në dilemë për ti publikuar këto përceptime nervoze “anti-shqiptare”, thjeshtë nga një incident. Por befas sot hasa në një shkrim me këtë foto, që tregon se si një grup të rinjsh francezë kanë dalë në rrugë, pikërisht në Hanin e Hotit, duke veshur edhe jelekët e verdhë që kishin me vete dhe iu bënë barrikadë shqiptarëve që nuk njohin as ligjin, as rregullin, as edukatën, as moralin, as sedrën, as reskeptin.

Tani unë kam një lutje. Shpërndajeni këtë text sa të mundeni, sepse dua tia përplas në surrat çdo njeriu, që na bën të ndjejmë neveri për vendin tonë sa herë ikim e kthehemi.