Transmetuar më 05-08-2019, 13:31

Jo çdo gjë që shkëlqen është flori në rrjetet sociale! Këtë gjë e kanë mësuar mirë mbi 100 mijë ndjekës të një blogereje të njohur me emrin “Madhëria juaj Qiao Biluo”, të cilët e panë “perëndinë e tyre”, t’iu transformohet në një grua 58 vjeçe, në pak sekonda.

Gjithçka ndodhi gjatë një videoje direkte në platformën Douyu, aq shumë të përdorur në Kinë.

Blogerja ishte duke bërë një performancë, kur filtrat që përdorte për tu dukur më e re u zhdukën, duke zbuluar kështu fytyrën e vërtetë të saj.

Gruaja e kuptoi që doli zbuluar, vetëm kur personat që po flisnin me të, u kthyen me komente.

Në sajë të platformës online, Qiao Biluo, arrinte që të fitonte deri në 100 yaun, ose rreth 13 mijë euro në muaj. Në sajë të të ardhurave që siguronte, ajo kishte siguruar sponsorizimin e një kompanie që prodhon telekamera dhe filtra bukurie. /a.y/noa.al