Transmetuar më 04-08-2019, 16:10

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar Isa Mustafën për zgjedhjen e tij në krye të LDK-së së Kosovës.

Përmes një postimi në Twiter, Balla deklaron se LDK-ja është një parti me kontribut të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës.

Kreu i grupit parlamentar në PS, mesazhin e urimit ia ka përcjellë Mustafës me anë të një bisede telefonike.

“Sapo urova përmes një bisede telefonike Kryetarin e LDK @IsaMustafaKS për rizgjedhjen në krye të partisë. LDK është një parti me kontribut të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës”-shkruan Balla./b.l/noa.al/