OPINION nga Ylli Manjani: Ajo që PD bëri me, ose pa dashje
Transmetuar më 04-08-2019, 12:18

Me ose pa dashje, Partia Demokratike u bë partia e parë në vend që po kryen një cikël të plotë katarsis (pastrimi politik).

Katarsis i vërtetë është të sillesh politikisht pa u bërë fasadë dhe pa asnjë pushtet. Nuk është vetëm çështje emrash, fytyrash apo imazhi mediatik.

Në radhë të parë është marrëdhënia me Pushtetin ajo që e ndihmon ose e ndëshkon një parti.

PD mbylli një cikël marrëdhënie me shumë zig-zake me pushtetin. Me arritje të mëdha për vendin si: anëtwrësimi me Këshillin e Europës, Në NATO, liberalizimi i vizave dhe progresi me BE. Por edhe me dështime të rënda si kolapsi ekonomik e social i piramidave apo edhe keqmenaxhim pushteti në tërësi.

PD i dorëzoi çelësat e pushtetit për të ndërtuar një marrëdhënie të re, shpresoj. Të paktën shansin e ka shumë të madh për të propozuar e ndërtuar një marrëdhënie krejt tjetër nga sa deri më sot me pushtetin, me demokracinë, me politikën dhe me sundimin e ligjit në vend.

Ka shancin të ndërtojë një marrëdhënie të sinqertë, të paktën më të sinqertë se çdo parti tjetër, sepse nuk niset më nga interesa të vogla pushteti. Tashmë ajo nuk ka më pushtet. E zgjodhi vetë këtë gjë dhe mirë bëri.

Vota që vjen nga daravitjet e pushtetit do vijë duke u rrudhur nëse vërtetë ndërtohet një marrëdhënie e pastër e hapur dhe e sinqertë me parti, të cilat nuk kanë më tendera e interesa për të ndarë në këmbim të votës.

Ky është një shanc i mirë për të gjithë politikën që të fillojë ristartimin post katarsis.

PD do të meritonte një BRAVO të madhe, nëse do ta arrinte këtë gjë.

Ristart nga pushteti nuk mund të ketë! Kalimi nga pushteti në pushtet quhet vazhdimësi.

Kjo vazhdimësi ka neveritur politikën…

Shansi për ta larguar këtë neveri është i madh.

Natyrisht duhen edhe disa reforma strukturore që rrisin konkurrencën në politike dhe që të ndajnë shtetin nga partitë.

A do ndodhë kjo gjë?!

Të shohim!

Loading...
Loading...