Transmetuar më 03-08-2019, 20:59

E ëma e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbushur sot 82-vjeçe.

Presidenti kosovar ka ndarë gëzimin përmes një fotoje me të, duke i konsideruar atë “shtyllë të familjes”.

“Nëna sot mbushi 82 vjet. Për të gjithë ne, ajo ishte dhe mbetet shtyllë e familjes. Sakrifikoi shumë për ne dhe jam i lumtur që 82 vjetorin e saj po e festojmë së bashku në Burojë!”, u shpreh Hashim Thaçi, në urimin dhe mesazhin dedikuar të ëmës së tij. /a.m/noa.al/