Transmetuar më 03-08-2019, 12:58

Një nënë me dy fëmijë u gjet e vdekur me fytin e prerë, duke bërë që gjithë komuniteti të mbetet i shokuar.

Trupi i Tracy Walker, 40 vjeçe, u zbulua në zonën e Lerwick, qyteti kryesor i ishujve Shetland, Skoci, mëngjesin e kësaj të marte.

Dyshohet se gruaja është viktimë e një agresioni të tmerrshëm me goditje thike.

Si të dyshuar për ngjarjen, policia arrestoi një burrë dhe një grua, përkatësisht 31 dhe 27 vjeç, shkruan noa.al.

Vëllai i Tracy, Dell Smith, 43 vjeç, deklaroi se, “Ishte qenia më e mirë njerëzore që mund të kesh takuar ndonjëherë. Ajo që ndodhi është e pashpjegueshme”.

Tracy punonte si kujdestare fëmijësh dhe ishte e pavarur, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al