Kryeministri Edi Rama reagon sërish lidhur me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar një godinë të re.
Këtë të shtunë ai ka zgjedhur fjalët e aktorit dhe regjisorit Spiro Duni.
Rama thotë se Spiro Duni, aktor dhe regjisor që është ngjitur vetë dhe ka ngjitur trupa aktorësh në skenën e Teatrit Kombëtar, duke krijuar vlera e promovuar talente, kërkon si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, që karakatina e qerestesë, tanimë e kthyer në kështjellën prej tallashi të politikanëve aktorë e të aktorëve politikanë, të shembet një orë e më parë për t’ia lënë vendin godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Kreu i qeverisë publikon fjalët e Dunit, duke cituar:
“Ndërtimi i Teatrit të ri është emergjencë kombëtare në këtë atdhe zhurmëmadh! Asnjë cm2 nuk cenohet nga ky truall dhe besoj që të zotët ndër vite do të kenë stendat e tyre të mirënjohjes në hollet e tempullit të ri!” /a.y/noa.al