Transmetuar më 02-08-2019, 22:55

Një ngjarje e rëndë dhe tejet e tmerrshme ka ndodhur në Costa Del Sol, të Spanjës. Një shtetas serb me thikë në dorë, nxori në ballkon një bashkëkombësin e tij, të prerë në fyt dhe të larë në gjak.

Viktima shihet i lidhur nga duart dhe me bluzë të bardhë në fytyrë, teksa e kishte nxjerrë në sy të të gjithëve.

Turistët e pranishëm filmuan gjithçka ndodhi këtë të enjte, duke e publikuar videon në rrjetet sociale.

Ndërhyrja e policisë çoi në arrestimin e të dyshuarit, teksa i plagosuri u dërgua me urgjencë në spital. Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al