Plane për plazh këtë fundjavë? Ja çfarë ka rezervuar moti për ju
Transmetuar më 02-08-2019, 19:18

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, dy ditët në vijim pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, ku në veri dhe qendër mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.

Zonat bregdetare pritet të goditen edhe këtë fundjavë nga era e fortë, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Parashikimi i motit sipas Instituti të Gjeoshkencës:

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03), në përgjithësi, priten reshje të dobëta.

Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe në qendër, sidomos në zonat malore (dhe ato pranë tyre).

Temperaturat

Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 24 / 34 °C

në vendet malore: 17 / 32 °C.

Era

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.

Loading...
Loading...