Transmetuar më 02-08-2019, 19:01

Në shtëpinë e PSG ka vetëm një argument të madh ku të gjithë duken të përfshirë por jo të gjithë kanë të njëjtin qëndrim.

E ardhmja e sulmuesit brazilian mbetet për tu përcaktuar, sigurisht dëshira e tij është të rikthehet tek Barcelona por ky është një operacion shumë i ndërlikuar. Ndryshe nga disa lojtarë të tjerë, Kylian Mbappe nuk dëshiron që Neymar të largohet.

“Është një situatë që të gjithë e njohim. Neymar është stërvitur rregullisht me ne. Un dëshiroj që ai të qëndroj me ne, ai e di se çfarë mendoj për këtë çështje. I kam folur me respekt dhe sinqeritet”, u shpreh Mbappe.

Në të njëjtën linjë me Mbappe është dhe trajneri Thomas Tuchel: “Është stërvitur në mënyrën më të mirë të mundshme, Neymar e dashuron futbollin. Për momentin është i skualifikuar, nuk mund të luaj, por është ende futbollisti i joni kështu që gjithçka është në rregull”, theksoi trajneri i PSG.