Haradinaj gati për sfidën e re: AAK do futet e vetme në zgjedhje
Transmetuar më 02-08-2019, 17:33

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se si subjekt politik ende nuk kanë marrë një ftesë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për konsultime, teksa shprehu gatishmërinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që t`i bashkohet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Këto komente Haradinaj i bëri teksa ishte për homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Kamenicë.

“Ende jo si subjekt politik ende jo nuk kemi ftesë. Kjo është një ide e hershme edhe e jona dhe se kryetari i grupit parlamentar të AAK-së në këtë rast Ahmet Isufi, ka marrë udhëzimet edhe nga Këshilli Drejtues dhe Kryesia e partisë të Aleancës që t’i bashkohet një mocioni për shpërbërjen e Kuvendit”, tha ai.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se partia që ai drejton do të shkojë e vetme në zgjedhje, ndërsa e la të hapur mundësinë  e një koalicioni për partinë Nisma, PSD-në dhe AKR-në.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shkon vetëm në zgjedhje, megjithatë ne kemi një respekt ta them ashtu një afërsi me disa parti, kemi fol për Nismën, PSD-në, për AKR- në jemi të hapur por Aleanca shkon vetëm në zgjedhje”, u shpreh Haradinaj, raportojnë mediat kosovare./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...