Transmetuar më 01-08-2019, 21:28

Ekuipazhi i Forcës Detare shqiptare shpëton nga mbytja 5 shtetas në detin Egje.

“Oriku” dhe ekuipazhi i saj shpëtuan jetët e para në detin Egje që nga dislokimi atje rreth 3 javë më parë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nwpwrmjet njw postimi nw rrjetet sociale.

"Oriku dhe ekuipazhi i saj shpëtuan jetët e para në detin Egje që nga dislokimi atje rreth 3 javë më parë.

Detarët tanë shpëtuan 2 gra dhe 3 burra me shtetësi iraniane dhe ia dorëzuan kolegëve të tyre të Rojës Bregdetare turke. Krenari për FA. Faleminderit për shërbimin", shkruan Xhaçka.