Europa League, Partizani barazon por eliminohet nga Sheriff Tiraspol
Transmetuar më 01-08-2019, 21:10

Partizani eliminohet nga Europa League, pas barazimit në Moldavi përballë Sheriffit të Tiraspolit.

Edhe pse iu afrua mrekullisë, skuadra kampione e Shqipërisë nuk arriti të fitonte ndaj Sheriffit të Tiraspolit, duke barazuar 1-1 në transfertë, ndërkohë që sfida e parë në “Selman Stërmasi” kishte përfunduar 0-1.

Një paraqitje shumë më e mirë e të kuqve në këtë sfidë krahasuar me ndeshjen e parë, por fati, ndoshta edhe gabimet arbitrale ndikuan në eliminimin e formacionit të drejtuar nga Lerda.

Trajneri italian kishte goditur më ndryshimet në formacion me Trashin titullar, Boldor në qendër rë mbrojtjes e Bitri në të djathtë, ndërsa Asani në krahun e majtë të sulmit).

Partizani i befasoi vendasit me golin e Asanit në minutën e 29-të, pas kombinimi me Solomon. Të kuqtë e nisën shumë mirë edhe pjesën e dytë, madje ishin ta pafat në rastin e Malës, që u ndal në mënyrë të pabesueshme dhe me shumë fat nga portieri.

Në momentin më të mirë të të kuqve, Sheriffi shënoi me N’Diaje pas harkimit në qendër të zonës. Ka një hezitim për pak sekonda, pasi cilësohet si jashtë loje, por pas konsultimit të arbitrave, kryesori e akordon si të rregullt. Ka protesta në radhët e Partizanit. Gjyqtari ndëshkon me të verdhë Malën.

Lerda tentoi gjithçka për gjithçka në minutat e fundit, duke hedhur në fushë Brown, Çinarin dhe Bardhin në vend të Asanit, Trashit dhe Cordeiros, por rezultati nuk ndryshoi, me Partizanin që duhej të pranonte eliminimin, për të cilin peshoi shumë humbja në Tiranë.

Loading...
Loading...