Transmetuar më 01-08-2019, 15:44

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme vendimin për emërimin e drejtorit të ri të Biblotekës Kombëtare.

Qeveria “Rama” ka zgjedhur për këtë post, Piro Mishën. Vendimi është marrë më datë 31 korrik, por është botuar vetëm sot në faqen e Këshillit të Ministrave.

Piro Misha është një studiues i njohur, përkthyes dhe publicist shqiptar.

Disa javë më parë, ish-drejtoresha e Biblotekës Kombëtare, Persida Asllani është liruar nga detyra me vendim qeverie, ndërkohë që më pas është mësuar se ajo është dorëhequr vullnetarisht nga ky post.

Vendim për emërimin në detyrë të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./b.l/noa.al/