Transmetuar më 31-07-2019, 23:06

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 20:20 në rrugën Veles – Shtip, afër Novo Sellës.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një furgon, dhe mësohet se nga përplasja ka mbetur i vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon mallrash me targa të Shkupit dhe një autobus me targa të Kratovës.

Të lënduarit janë dërguar për ndihmë në spitalin e Velesit.

Disa nga pasagjerët e plagosur thanë se në autobus kishte mbi dhjetë persona.

Për momentin, nuk dihet numri i të plagosurve dhe nëse ndonjë prej tyre është në rrezik.

Policia dhe ndihma e shpejtë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetohet në lidhje me aksidentin./a.k/noa.al/