Transmetuar më 31-07-2019, 22:29

Një tjetër tërmet ka “dridhur” Korçën këtë mbrëmje.

Tërmeti është regjistruar në orën 21:23 në qytetin e Korçës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra në jug-lindje të Korçës dhe me thellësi prej 2 kilometrash.

Tërmeti ka qenë 3.7 ballësh, më i lehtë se ai i mëngjesit të sotëm, por ka ngjallur sërish panikun te qytetarët.

Tërmeti është ndjerë në Maliq, deri edhe në Pogradec, si dhe në disa fshatra të Maqedonisë, por nuk ka raportime për dëme.