Transmetuar më 31-07-2019, 15:46

“Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar,” theksoi Kryeministri Edi Rama, i cili si çdo ditë zgjodhi sot zërin e një tjetër artisi që del pro prishjes së godinës së vjetër, vendim që ka ndezur debate të shumta.

Aktorja Ema Andrea, përmes një postimi në Facebook, shkroi:

“Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220.”

“Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?”

Rama pas këtij mesazhi shkroi në Facebook se një ndër emrat më të spikatur të skenës, Ema Andrea, shprehet qartë dhe bukur në mbështetje të teatrit të ri.

Prej disa ditësh, kryeministri Rama citon artistë të ndryshëm, të cilët janë pro vendimit të qeverisë për të shembur godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar, me qëllim  për të ndërtuar një godinë të re./a.m/noa.al/