Dy prindër nga Gjakova nuk përmbahen dot, kur flasin për vajzën e tyre 15-vjeçare të zhdukur prej 6 javësh.
Naim Derri nga Gjakova thotë se të bijën 15 vjeçe ia rrëmbyen fqinjët.
Ai akuzon fqinjin e tij, Blerim Radostën, se i ndihmoi djalin, po ashtu të mitur, që me vajzën e tij të largohen nga Kosova.
E ëma thotë se nuk ka vërejtur më parë ndonjë kontakt të së bijës me atë djalë, 16 vjeç, por vajton sot vajzën që nuk e ka më në shtëpi nga 14 qershori.
Familja ka vetëm një kërkesë nga organet e rendit dhe drejtësisë në vend.
Rasti ka kaluar në Prokurori, e cila ende nuk di nëse vajza është larguar me të miturin me dëshirë apo jo. Por, të hënën e arrestuan babain e të dyshuarit si ndihmës i kryerjes së veprës penale.
Ndërkohë “Klan Kosova ka bërë një kronikë mbi ngjarjen ndërsa policia kërkon ndihmën e qytetarëve, të cilët nëse e shohin vajzën ta njoftojnë, përmes fotos së saj./a.m/noa.al/