Transmetuar më 30-07-2019, 17:32

Ashtu si me Cristiano Ronaldon, i cili u akuzua për një përdhunim në vitin 2009 në SHBA por FBI mbylli pak kohë më parë hetimet për mungesë provash, edhe çështja “Neymar” që u akuzua për përdhunim, është mbyllur.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Sao Paulo tha se çështja ishte hedhur poshtë për shkak të mungesës së provave, por do t’i dërgohet prokurorëve për një vendim përfundimtar.

Hetimi ndaj tij nisën pasi modelja braziliane Najila Trindade pretendoi se futbollisti brazilian e përdhunoi në një hotel të Parisit në maj.

Neymar i mohoi akuzat.  Ngjarjen e bëri publike ylli i Paris St-Germain publikoi një video prej shtatë minutash në Instagram duke zbuluar se ishte akuzuar për përdhunim.

Ai gjithashtu publikoi mesazhe dhe imazhe në Whatsapp, që kishte shkëmbyer me modelen.

Në video, Neymar tha se i bëri publike për të vërtetuar se asgjë nuk ishte e vërtetë.

Trindade në një intervistë televizive publikoi pamjet dhe një videoklip që tregonin një grindje mes tyre, por policia ngriti një padi për shpifje ndaj saj dhe shpalli Neymar të pafajshëm.

Gjithashtu modelja është braktisur edhe nga  avokatët. Prokurorët kanë 15 ditë kohë për të vlerësuar çështjen përpara se gjykata të marrë një vendim të formës së prerë. Gjithsesi, Neymar tashmë është më i qetë për të vendosur të ardhmen e tij. Juventus dhe Barcelona interesohen për shërbimet e yllit brazilian, por PSG nuk ka ndërmend ta shesë pa 300 milion euro.

Neymar kaloi te PSG nga Barcelona për 222 milion euro, shofer kjo që mbetet ende rekord. /a.m/noa.al/