Jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, pezullohen dhe gjobiten dy biznese në Kamëz
Transmetuar më 30-07-2019, 16:24

Dy biznese janë mbyllur nga AKU në Kamëz pasi u konstatuan në shkelje të paramentrave të sigurisë ushqimore.

AKU sqaron se subjekti “Mexhit Hoxha” me aktivitet “Restorant” Kamëz, Tiranë, ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse, në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (frigoriferët ishin të amortizuar dhe me prani ndryshku, mungonte analiza e ujit dhe lavamani ishte i dëmtuar), dhe pa manualin/sistemin e vetëkontrollit (HAÇP).

Për shkeljet e konstatuara u morën masa administrative si më poshë.

“Gjobë” me vlerë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse,

“Gjobë” me vlerë 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

“Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për mungesë të planit të vetëkontrollit (HAÇP),

“Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në licencimin e tij.

Ndërkohë, subjekti “Tahir Buci” me aktivitet “Market” Kamëz, Tiranë, ushtronte veprimtarinë i papajisur me licencën përkatëse, pa manualin/sistemin e vetëkontrollit HAÇP (nuk mbante regjistra për monitorimin e temperaturave në ambientet frigoriferike, nuk mbante regjistra pastrimi dhe dezinfektimi etj.), si dhe nuk posedonte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte.

Për këtë subjekt u morën masa.

“Gjobë” me vlerë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar licencën përkatëse,

“Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për mungesë të manualit të vetëkontrollit,

“Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

“Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit,

“Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në licencimin e tij. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...