Transmetuar më 29-07-2019, 19:52

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë ceremonisë së pranimit të dhjetë automjeteve të blinduara nga Rusia, u shpreh se deri në fund të këtij viti shteti rus do të dërgojë edhe armë të tjera.

Vuçiç citohet të ketë thënë se këto armë i nevojiten Serbisë për të ruajtur sovranitetin.

“Nuk kemi plane për pushtim”, ka thënë ai, na duhen vetëm për të mbrojtur vendin tonë.

Vucic njoftoi se deri në fund të vitit në Serbi do të mbërrijnë edhe katër helikopterë luftarakë Mi-35, tre helikopterë transporti Mi-17, si dhe tanke të tjera BRDM-2MS dhe T-72 nga Rusia.

Armët e reja në Serbi janë blerë ose janë dhënë në formë donacionesh.

Vuçiç pohoi lajmin se Rumania kishte bllokuar dërgesën e tankeve luftarake ruse dhe të automjeteve të blinduara në Serbi, për shkak të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Moskës.

Kreu i shtetit serb nuk tregoi për gazetarët sesi kanë mbërritur automjetet e fundit të blinduara.

Ai sqaroi se gjithçka është bërë “në përputhje me ligjin dhe kontratën e lidhur me atë vend”. /a.m/noa.al/