Transmetuar më 29-07-2019, 17:06

Niveli i lartë i jetesës në Norvegji ka bërë që njerëzit të eksplorojnë ide nga më të çuditshmet.

Një arkitekt ka hartuar hotelin mbi një shkëmb prej 2.000 metra lartësi në Norvegji, që do të jetë së shpejti në dispozicion për pushuesit. l

Ky hotel që ulet në anën e një shkëmbi do t’u japë të ftuarve të guximshëm mundësinë për të jetuar buzë tij. Pra, ata duhet të jenë të guximshëm.

Hoteli i pabesueshëm është propozuar të ndërtohet në anën e Preikestolen (Pulpit Rock), një ndërtesë prej 2.000 metra lartësi, në jug të Norvegjisë.

Ajo është projektuar nga studioja arkitektonike e dizajnit Hayri Atak, në Stamboll.

Hotel Cliff Concept Boutique me pesë kate do të jetë i arritshëm vetëm nëpërmjet një “hyrjeje nga tavani”  e cila do të ketë edhe pamje të tmerrshme vëzhgimi.

Me vetëm nëntë dhoma, një restorant dhe kafe, hoteli Boutique me një sërë ballkonesh që do të dalin nga lugina e ftohtë ofron pamje mahnitëse të fjordëve dhe maleve.

Një pishinë në nivelin më të ulët, do t’ju lejojë notarëve të shohin nga poshtë mbi peizazhin që të lënë pa frymë. Arkitekti Atak tha për Insider se ishte i magjepsur nga ideja për të jetuar ca kohë “buzë greminës”./a.m/noa.al/