Transmetuar më 29-07-2019, 16:27

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, pas shkarkimit, jo vetëm që nuk ka gjetur një skuadër tjetër, por duket se është braktisur edhe nga partnerja e tij, balerina e njohur në Itali, Samanta Togni.

Panucci ka përditësuar ditën e djeshme një foto me Samanta Togni, çka tregon se ai nuk ka qenë dakord me divorcin, por ka qenë e dashura e tij që e ka marrë vendimin.

Historia e dashurisë mes trajnueses se balerinave në spektaklin e njohur italian “Vallëzimi me yjet”, Samanta Togni, me ish-mbrojtësin e Genoa, Milanit, Chelsea, Real Madrid dhe Romës, dhe ish trajnerin e ekipit kombëtar shqiptar të futbollit, Christian Panucci, ka përfunduar pas tre vjetësh lidhje. Lajmi u botua nga e përjavshmja “Di Piu”, e drejtuar nga Osvaldo Orlandini.

Konfirmimi vjen nga balerina, e cila megjithatë nuk pranoi të bënte deklarata të mëtejshme: “Është e vërtetë, jemi ndarë, por nuk mund të jap deklarata të tjera”, tha ajo.

Postimi i fundit nga Samanta Togni është me të vërtetë emblematik, siç janë edhe publikimet e kohëve të fundit që e shohim atë krah me Panucci-n.  “Njeriu, ky majmun i varfër, i detyruar të bëjë njeriun” ka qenë një postim i saj, si dhe fraza e famshme e Winston Churchill: “Suksesi nuk është definitiv, dështimi nuk është fatal: ajo që ka rëndësi është guximi për të ecur para”.

Fotoja e fundit që i sheh bashkë Samanta Togni dhe Christian Panucci është ajo e majit të vitit të kaluar, foto që trajneri e përditësoi ditën e djeshme. Por kanë edhe një foto që publikuan verën e kaluar bashkë. Ndërkohë, kjo një verë duket e vetmuar për të dy. /a/m/noa.al