Transmetuar më 29-07-2019, 13:46

Nëse ke lëkurë shumë të yndyrshme, pas plazhit, fytyra mund të ketë një shkëlqim aspak të këndshëm, por në të njëjtën kohë edhe poret do të jenë të bllokuara.

Për të pasur lëkurë rrezatuese dhe pa pore, nuk ke nevojë të bësh asnjë mundim veç frigoriferit. Mund të përdorësh këtë maskë shumë të thjeshtë vetëm me dy përbërës të kuzhinës.

Maskë me të bardhë veze

Përbërësit: E bardhë veze, disa pika lëng limoni i freskët

Përdorimi: Pasi e ke ndarë të bardhën e vezës nga e kuqja, hidhe me kujdes në një tas të pastër dhe shto disa pika limoni.

Pastroje fytyrën butë me një pambuk të lagur me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret. Aplikoje përzierjen me të bardhë veze dhe limon duke bërë lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave, në mënyrë që maska të depërtojë më shumë në pore.

Lëre maskën të veprojë për 20 deri në 30 minuta, derisa të krijojë një shtresë të hollë. Pasi të jetë tharë plotësisht, shpëlaje me ujë të ngrohtë dhe pas disa minutave përdor kremin hidratues./b.l/noa.al/