Historia e 30-vjeçares, pas peripecive të shumta në Itali: Në Shqipëri gjeta punë dhe jam e pavarur
Transmetuar më 28-07-2019, 20:30

Ida Nastasi, 30 vjeçe, në Itali nuk mundi të gjente punë, prandaj vendosi të bashkohet me të dashurin e saj në Tiranë. Tani ajo punon për një agjenci marketingu “on-line”. Por pse e braktisi Italinë, aty ku u rrit, në një kohë që atje vazhdimisht shkojnë shqiptarë e të rinj për të gjetur punë?

“Realiteti në Italinë Jugore është dëshpërues. Sapo u diplomova, mezi prisja të futesha në tregun e punës, kisha entuziazëm dhe dëshirë për të bërë një gjë të tillë, por edhe frikë. Sepse, përveç dhënies së praktikave ose punëve të rastit – nga promotorët e kampeve verore – kurrë nuk kam pasur rastin të gjej diçka definitive”.

Kështu, Ida Nastasi, 30 vjeçe, e cila u rrit në krahinën e Kasatrës, ndërsa erdhi aty nga “Torre del Greco” , në vitin 2017, zgjodhi të bashkohet me të dashurin e saj emigrant, për të gjetur punë në Shqipëri. Dhe aty mbeti. Ai ishte i pari që ra ndesh me depresionin e gjetjes së punës në Italinë jugore. “Në Tiranë, sot, ndihem mirë”, buzëqesh ai. Herën e parë që u largua për t’u bashkuar me të, Ida ishte e gëzuar. “Unë do ta shihja të dashurin tim përsëri pas disa muajsh,” kujton ajo. Duhet të kenë qenë pushimet verore, përpara se të kthehesha në punë sërish.

Ida e thotë qartë se ishte e detyruar të largohej nga vendi i saj. “Pas diplomimit fillova të kërkoj punë, por kam pasur vetëm praktika ose praktika të papaguara”. Pastaj provoi rrugën e mësueses, si kandidate zëvendësuese në Italinë Veriore, por u regjistrua në grupin e tretë. Dhe sërish asgjë. “Puna e mësuesit është me të vërtetë e pasigurtë dhe nëse nuk keni mbështetje, mbështetje financiare, është e vështirë. Unë kam qenë shumë e pamotivuar”.

Pastaj mundësia erdhi në Shqipëri. Ida sot punon në një agjenci të marketingut si redaktore.

“Në Tiranë ne ndihemi mirë. Shumica e shqiptarëve e njohin Italinë, sepse e kanë mësuar atë në shkollë ose sepse janë rritur duke parë Rai dhe Mediaset”, thotë ajo. Kostoja e jetesës është e ulët dhe ka avantazhe ekonomike “të dukshme” për një italian. “Nga çmimi i biletës së autobusit, deri tek taksitë apo cigaret. Fakti që kostot e punës kushtojnë shumë më pak, këto përkthehen në çmime të ulëta kudo: nga restorantet tek dentisti, te qendra e estetike e deri tek kultivuesi i zarzavate”.

Madje edhe kërkimi i një shtëpie me qira nuk përbën shqetësim ekonomik: “Ne gjejmë shtëpi të pranueshme, të mobiluara mirë, me çmime shumë të arsyeshme”.

Dita e Idës fillon me një kafe – “për fat të mirë në shumë bare kafe që ka Tirana, vetëm e specifikon se “e dua të shkurtër” – dhe pas dhjetë minutash me autobus niset për në zyrë. “Në kompjuter filloj të rishikoj tekstet që kanë nisur ekipe të ndryshme, apo konsulentë ose kolegët e mi. Korrigjoj përmbajtjen për propozimet grafike ose trajnimin, bashkëpunojmë për të krijuar poste për mediat sociale dhe fushata reklamuese dhe pastaj i kushtohem  blogut të kompanisë, për të cilën shkruaj çdo javë. Në të kaluarën, jam marrë edhe me kurse italiane dhe të komunikimit për konsulentë, duke i vlerësuar ato sipas nivelit,” shpjegon ajo. Megjithatë, në disa raste dallimet me Italinë janë të dukshme. “Kam konstatuar se (Tirana) ka shumë prapambetje në mënyrën e të menduarit”,  – vazhdon Ida . “Unë kam përshtatur veten me zakonet lokale, por me durim të madh, duke u dorëzuar nëse i referohemi pyetjeve apo gjërave që nuk mund të bëj ose gjej në Itali.”

Kthimi në Itali? Nëse do të kthehej, Ida beson se do të vazhdonte të luftonte me pasiguri.  Edhe pse ka nostalgji për të kaluarën, teksa thotë se po humbet çdo gjë “që kam jetuar dhe dashur deri para pak vitesh”. – “Por mendoj se si unë tani jetoj pavarësinë time, me shpenzimet që mund të menaxhoj vetëm dhe e di shumë mirë, që nuk mund të kisha pasur të njëjtat gjëra nëse qëndroja në qytetin tim. Unë sërish do të duhet të largohem dhe të shkoj në Italinë Veriore,” shton ajo, nëse do të kthehet sërish në Itali. Ida shpjegon pozicionin e tij dhe atë të gjeneratës së saj, mbi vështirësitë në Itali:

“Hyrja në tregun e punës për djem e vajza si ne, 28, 29, 30 vjeç, po bëhet gjithnjë e më e vështirë. “Sepse vijnë 20 vjeçarët që preferohen, sepse supozohet se në të 30-at, ne nuk keni më aftësi dhe kompetenca për të mësuar punën njësoj me ta. Në Itali ka shumë, ndoshta shumë gjëra për të ndryshuar”.  Si e imagjinon ajo të ardhmen tani?  Ida shpreson të bashkohet me familjen e saj e të gjejë një punë stabile në Itali, me një rrogë të mirë, që do ta lejojë atë të jetë në gjendje të paguajë qiranë, faturat dhe të bëjë pazar për të përballuar jetën e përditshme. “E qartë – përfundon ajo – “në Itali sot kjo duket si një utopi”./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...