Transmetuar më 28-07-2019, 19:51

Inva Mula ka pasur mysafirë në koncertin e mbrëmjes së djeshme në Korçë, dy spektatorë tepër specialë, djalin e saj dhe partneren franceze të të birit.

Anthony Çako, djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos, prej vitesh është në një lidhje me francezen Marie.

Anthony dhe Marie kanë ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

Mbrëmjen e djeshme ata kanë qenë të pranishëm në një koncert në Korçë, ku performoi sopranoja Inva Mula.

Partnerja e djalit të saj, Marie, ka postuar disa video nga ky koncert duke treguar kështu marrëdhënien shumë të mirë që ka me “vjehrrën”.

Inva, pas ndarjes me Pirro Çakon, është martuar sërish, me Et’hem Ramadanin, ndonëse pati disa lajme që qarkulluan kohët e fundit mbi ndarjen e tyre.

Gjithsesi sopranoja i përgënjeshtroi ato, ndërkohë që vijon karrierën e saj e qetë.

Nata e katërt e “Mik Festival” arriti kulmin mbrëmjen e kaluar, në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi, ku u  ngjit Inva Mula, e shoqëruar nga sopranoja Dëshira Ahmeti.

Pjesëmarrës i koncertit ishte edhe pianisti Genc Tukiçi.

Ne festivalin e ideuar nga Inva Mula, mbrëmjes nuk i munguan artistët e rinj, të cilët ndezën atmosferën në teatrin e qytetit artdashës të Korçës./a.m/noa.al/