Drejt Francës, Eros Grezda “humbje e dyfishtë” për këtë verë?! Foto
Transmetuar më 28-07-2019, 16:32

Futbollisti i kombëtares sonë, Eros Grezda, ka mbetur pa ekip. Ndonëse nuk është ende zyrtar divorci me Glasgow Rangers, ku ai kaloi me shumë bujë sezonin e kaluar, mësohet se ai po kërkon ekip tjetër dhe ka disa oferta nga Franca. Kjo për arsye se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të Glasgow, Steven Gerrard, ndonëse ka edhe dy vite të tjera kontratë.

Glasgou po interesohet për shitjen ose huazimin e tij.

Verën e kaluar bëri një lëvizje të bujshme nga Osijek te gjigantët skocezë të Glasgow Rangers, por aventura britanike e Eros Grezdës nuk shkoi aspak sipas pritshmërive.

Sulmuesi anësor i Kombëtares Shqiptare vuajti dëmtimet e shpeshta, të cilat nuk e lejuan të tregojë vlerat më të mira dhe të bindë Steven Gerrard për një vend në formacion, ndaj tani është duke bërë gati valixhet për t’u larguar nga Rangers.

Mediat skoceze raportojnë se është arritur marrëveshja për transferimin e gjakovarit te skuadra e Brest në Francë, një ekip i ngjitur vetëm këtë sezon në Ligue, që është gati të investojë për t’u përfaqësuar denjësisht.

Eros Grezda u kushtoi 2 milionë euro skocezëve, të cilët tani kanë rënë dakord ta shesin për 1.75 milionë euro te skuadra franceze.

Por nuk është vetëm kjo humbja e Grezdës për këtë verë. Ai u i njohur për flirtimet me bukuroshen e ekranit, Nevina Shtylla. Por kjo e fundit është zbuluar krah një të djali, me të cilin ka krijuar lidhje prej kohësh. I dashuri që aq shumë ka dashur ta mbajë sekret Nevina Shtylla quhet Arbër Myftari. Ata nuk kanë preferuar të dalin asnjëherë në publik bashkë deri tani.

Gjithsesi, Grezda më tepër se jeta sentimentale, tashmë është i fokusuar te karriera në pritje të zyrtarizimit të ekipit të ri./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...