Transmetuar më 28-07-2019, 13:49

Një meteor ka rënë në fushën me oriz në një zonë bujqësore, në Indi.

Shkëmbi, i cili ra në fshatin Mahadeva në Bihar, peshonte rreth 13 kilogramë dhe kishte copëza magnetike, tha në një deklaratë zyra e Kryeministrit të shtetit.

Imazhet e publikuara në mediat sociale tregojnë fshatarët që qëndrojnë rreth një krateri të madh me baltë që besohet të jetë shkaktuar nga objekti.

Shkëmbi është aktualisht i ekspozuar në Muzeun Bihar, por do të transferohet në Qendrën Shkencore Srikrishna, për të bërë një analizë që do të konfirmojë nëse është meteor. /k.k/noa.al/