Transmetuar më 27-07-2019, 21:03

Tmerrin me sy ka parë një turiste 39 vjeçare angleze e cila denoncoi në policinë greke përdhunimin në grup nga katër meshkuj brenda një skafi. Xhiroja me varkë turistike u kthye kështu në një makth për gruan britanike e cila u përball me dhunë të egër seksuale teksa katër burra në moshë të re e përdhunonin njëri pas tjetrit.

Ngjarja ndodhi në ishullin Rodos ku turistja angleze po pushonte prej disa ditësh. Teksa qëndronte në beach bar Lindou ku edhe iu ofrua mundësia për të bërë një xhiro me barkë me motor shoqëruar me guidën e një mashkulli. Teksa lundruan 100 metra iu afruan dhe 3 meshkuj të tjerë dhe në grup kryen përdhunimin.

Denoncimi i saj është bërë të hënën duke sqaruar se gjithçka ndodhi gjatë të dielës. Sot, policia greke tha se nuk ka arritur të identifikojë personat e dyshuar për krimin. Dyshimet janë se autorët ishin katër djem spanjollë midis moshës 25 deri 30 vjeç, sipas përshkrimeve të 39 vjeçares.

Mendohet se ata janë zhdukur nga ishulli menjëherë pas ngjarjes. Edhe varka ku gruaja thotë se është përdhunuar, nuk është gjetur.