Investigimi/ Mjekët i morën jetën njeriut të parë, që shkeli në hënë
Transmetuar më 25-07-2019, 15:15

Bota përkujtoi këto ditë 50 vjetorin e asaj që cilësohet si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të shekullit të 20-të.

Megjithatë fundi i protagonistit të uljes së parë në satelitin e vetëm natyror të tokës, nuk ishte aq i lavdishëm.

Për të mbuluar këtë fakt, klinika ku ai ndodhej sipas New York Times, e pagoi heshtjen e familjes së astronautit me 6 milionë dollarë.

Gazeta prestigjioze thotë se Mercy Health i dha këto para për një marrëveshje të fshehte në 2014-tën, dy vjet pasi Armstrong kishte ndërruar jetë.

Dokumentet e dala në dritë tani konfirmojnë se paratë u derdhën për shkak të pretendimeve se vdekja e Armstrong, kishte qenë pasojë e një gabimi.

Dy javë përpara se të vdiste në 2012-tën, Armstrong u shtrua në një spital të Ohajo me probleme kardiake. Atij i vendosën një aparaturë që maste ritmin e zemrës ( pacemaker). Ai u bë pak më mirë e nisi të ecte vetë, kujton e shoqja, ndaj mjekët menduan se ishte momenti që aparatura t`i hiqeshin.

Por ndërsa kryenin këtë procedurë, stafi mjekësor shkaktoi aksidentalisht një çarje dhe hemoragji të brendshme. E gjithë kjo u mbajt e fshehur; madje u tha se shkak i vdekjes ishin bërë “komplikacionet postoperatore”.  Sipas medias amerikane Neë York Times, 6 milionë dollarët e dhënë nga spitali për familjen në mënyrë që të shmangej një betejë ligjore, u ndanë mes dy djemve, vëllait dhe motrës së astronautit. Gruaja e dyte e tij, Carol, nuk pranoi të merrte para.

Neil Armstrong njihet si njeriu që shkroi historinë me uljen për herë të parë në Hënë./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...