Transmetuar më 24-07-2019, 19:47

Pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinajt Kosova ka mbetur pezull, pa qeveri të re.

Normalisht duhet të thirren zgjedhje të parakohshme.

Janë bërë pesë ditë që kur Kosova ka mbetur pa qeveri.

Pres së premtes kur Haradinaj deklaroi dorëheqjen e gjithë vëmendja është fokusuar te Thaçi, për reagimin e tij lidhur me zgjedhjet e reja, sepse në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës është Presidenti ai që vendos për një gjë të tillë.

Por Hashim Thaçi gjithë këtyre ditëve ka “heshtur” duke mos patur as edhe një paraqitje publike – përpos disa statuseve në profilin e tij në Facebook.

“Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë”, tha ai të premten pas dorëheqjes së Haraidinajt, ndërkohë që u shfaq përmes një statusi të fundit, teksa shijon natyrën me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij të ngushtë.

/a.m/noa.al/