Transmetuar më 23-07-2019, 20:53

Bota e sportit është në zi pas humbjes së një boksieri.

Rusi Maksim Dadashev, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare.

Dadashev kishte një ndeshje ditën e premte, teksa duket se doli me dëmtime të shumta nga ringu.

Ai nuk e përballoi dot këtë situatë dhe humbi jetën si pasojë e një hemoragjie në tru.

Pas duelit me Subriel Matias, i cili e shembi në parket, Dadashev iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi vuan nga një hematomë subdurale, një gjakderdhje në anën e djathtë të trurit.

Kjo i ka shkaktuar enjtje të trurit, çka i ka marrë edhe jetën. /k.k/noa.al/