Pushimet e presidentit të Chelsea, brenda jahtit të tij luksoz (40 milionë euro në vit i kushton vetëm mirëmbajtja) Foto
Transmetuar më 23-07-2019, 21:01

Pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich, po bën pushime me super-jahtin me vlerë 400 milion euro, që përfshin edhe një sistem mbrojtjeje nga raketat, shërben si nëndetëse dhe i nevojiten për mirëmbajtje edhe 45 milionë euro në vit

Pronari i Chelseas ka shpenzuar 330 milion euro për ndërtimin e anijes – por çmimi është raportuar të ketë kaluar mbi 400 milion, për shkak të shtesave luksoze dhe të sigurisë

Shtatë pronat e Abramoviçit në Britani të Madhe mbeten të pabanuara, duke përfshirë dy shtëpi në Sheshin Loëndes, Belgravia, së bashku kapin vlerën e më shumë se 180 milion euro.

Edhe Frank Lampard pas detyrës së trajnerit të Chelsea, mbi planet e së ardhmes ka shkuar në “Eclipse” e tij të dashur, e cila aktualisht është e ankoruar nga St Tropez në jug të Francës.

Kjo anije u ndërtua nga ndërtuesja e njohur e anijeve Blohm & Voss në Hamburg, kompania që ndërtoi Bismarkun, Eclipse u lançua pesë vjet pas dizajnimit, zhvillimit dhe testimit.

“Eclipse” ka 24 kabina për mysafirë, dy pishina, një sauna – dhe madje edhe një klub nate./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...