Transmetuar më 22-07-2019, 20:53

Vuajti 22 vite dënim me burg për një krim që nuk e kishte kryer asnjëherë. Ai hyri në qeli në moshën 20-vjeçare, për akuzën e përdhunimit dhe vrasjes, teksa pas më shumë se dy dekadash fitoji pafajësinë.

Ishte e ëma e viktimës ajo që zbuloi të vërtetën e cila çoi më pas në lirimin e tij.

Ishte 13 qershori i vitit 1996 dhe Angie Dodge gjendet e vdekur nga vrasja me thikë në shtëpinë e saj në Falls, një vend i vogël i shtetit amerikan të Idahos.

Mbi trup gjenden shenjat e pagabueshme të dhunës seksuale.

Hetimetvërtetuan se, nisur nga njohja e Angie dhe viktimës, i riu u mor i pandehur.

Christopher Tapp, pas disa seancave u dënua me burg. Ai arrestohet menjëherë dhe, pavarësisht se prova e AND-së e shfajësoi, gjykata i jep dënimin kapital, burg të përjetshëm.

Nëna e Angie, e cila i dedikoi jetën e saj kësaj çështjeje, vazhdon të ndjekë rastin.

Pasi siguroi një gjurmë të ADN-së të arkivuar në dosjen e vrasjes, punëson një ekspert gjenealogjik, i cili përdor një teknikë të pa përdorur më parë në Amerikë, duke rindërtuar zinxhirin gjnetik dhe duke gjetur 7 njerëz që lidheshin me ADN-në e vrasësit.

Mes identikiteve, ishte Brian Leigh Dripps, një burrë që, në periudhën kur ndodhi vrasja, banonte pikërisht përball shtëpisë së Angie.

Policia, e shtyrë nga nëna e viktimës, e merr në pyetje dhe ai, rrëfen menjëherë si përdhunimin ashtu edhe vrasjen, duke konfirmuar se nuk e kishte parë dhe njohur kurrë Tapp-in. /k.k/noa.al/