Transmetuar më 22-07-2019, 10:35

“FaceApp” ose ‘Trendi i plakjes’ ka pushtuar botën ditët e fundit. Ndërkohë, ky program u shoqërua me mjaft bujë, teksa qarkulluan lajme se bëhet fjalë për një apliakcion rus dhe se vjedh fotot.

Mirëpo, FaceApp përtej zhurmës ka bërë një mrekulli. Me anë të këtij aplikacioni është gjetur pas 18 vitesh një djalë në Kinë. Vogëlushi ishte rrëmbyer pranë kantierit ku punonte i ati kur ishte vetëm 3 vjeç.

Tashmë Yu Weifeng është 21 vjeç dhe studion në Universitet. Policia arriti të përdorte teknologjinë për të parashikuar se si do të dukej ai tashmë i rritur.

Programi kaloi rreth dy muaj klasifikim përmes pothuajse 100 kandidatëve para se të veçonte Weifeng, i cili është student në kryeqytetin provincial Guangzhou.

Babai i Weifengit, Yu Xingquan dhe nëna Rong Muhuan, kontrolluan qytete të shumta, por nuk gjetën gjurmë të djalit të tyre.

Në konferencën për shtyp, ata paraqitën një numër posterash të personave të zhdukur që kishin shtypur, të cilat treguan se kishin ofruar shpërblime deri në 100,000 RMB (11,600 £) për informacion.

Kur e gjetën, ai refuzoi të besonte se ishte një fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja e konfirmoi. “Nuk më mbetet gjë tjetër për të thënë vetëm që të falenderoj familjen që ka rritur djalin tim. Ne jemi prindërit biologjik, por janë ata që e kanë bërë djalin që është ai sot. Që ditën e sotme djali im ka dy nëna’- ka thënë nëna biologjike e 21-vjecarit.

Policia tha se ende po hetonin detajet e rrëmbimit të vitit 2001, pa arrestime të shpallura deri më tani./b.l/noa.al/