Transmetuar më 22-07-2019, 10:08

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar 4 persona, të cilët kanë kundërshtuar me dhunë policinë, duke bërë për spital efektivët.

Uniformat blu shkuan të arrestojnë një 36-vjeçar të dyshuar për një vepër penale, por në momentin që ata do bënin shoqërimin e shtetasit me iniciale A.C., kanë ndërhyrë për ti penguar shokët e tij, të cilët dhunuan punonjësit e policisë, duke i dëmmtuar fizikisht.

Policët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë shkuan shërbimet e tjera të policisë, që kanë bërë shoqërimin e katër personave. Në pranga u vunë: A. C 36 vjeç, D. M., 25 vjeç, S. N., 23 vjeç, K. M., 22 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/