Transmetuar më 21-07-2019, 21:30

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj ka publikuar në profilin e saj zyrtar  Instagram një foto ku shfaqet mjaft seksi.

Këngëtarja e veshur me një kostum sportiv të kombinuar me flokë të çrregullt tregon edhe barkun e sheshtë, por këtu ka lindur edhe një problem.

Kjo sepse fansat vënë re çdo detaj.

Fotoja është pëlqyer shumë nga ana e tyre, megjithatë ata kanë vënë re një detaj të çuditshëm, duke e vënë në pah.

Edhe pse Xhensila Myrtezaj rreth një vit më parë u bë nënë e një vogëlusheje të quajtur, nëse nuk qëndron dyshimi i fansave, ajo duket nuk ka asnjë shenjë nga lindja.

Në barkun e bukuroshes thuajse nuk duket kërthiza dhe kjo i ka habitur të gjithë ndërsa në komentet e fotos ata e pyesin se çfarë ka ndodhur me të, madje disa  e akuzojnë për photoshop.

“Photoshop-i ja paska zhduk edhe kthizën”, shkruan një komentuese. Xhensila nuk ka reaguar ende lidhur me këto akuza. A është i vërtetë konstatimi i fansave të këngëtares!?/a.m/noa.al/