Transmetuar më 21-07-2019, 21:15

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas këtij vendii është takuar sot me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti Meta ka qenë i shoqëruar në takim nga njëra prej vajzave të tij, Bora.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, ku sqaron se së bashku me Metën kanë këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon”, theksoi Haradinaj.

“Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar ,- shkruan Haradinaj, i cili dha dorëheqje të parevokueshme në 19 korrik.

Dorëheqja e tij erdhi pas ftesës së Gjykatës Speciale, për krime lufte, ku ai dhe ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së, janë thirrur për të raportuar lidhur me akuzat që janë ngritur karshi tyre.

/a.m/noa.al/