Transmetuar më 21-07-2019, 18:56

Një grua 50-vjeçe, e cila punonte si fatorino në urbanin e  Unazës së qytetit bregdetar të Durrësit ra nga autobusi, pasi shoferi ecte me derën hapur. Ajo pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua në spital.

Policia pas mbërritjes në vendngjarje njoftoi se drejtuesi i autobusit, shtetasi S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur është vënë në pranga.

Ai e drejtonte autobusin me derë hapur. Madje drejtuesi i mjetit pasi u shoqërua në Komisariat, ku edhe iu nënshtrua testit të alkoolit rezultoi të ishte i dehur.

“E plagosura shtetasja S.T, 50-vjeç është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën", – njofton policia. Çështja i kaloi prokurorisë. /a.m/noa.al/