Transmetuar më 21-07-2019, 16:40

Partia Demokratike është përfshirë në një fazë e re organizimi.

Para se të vijë vjeshta besohet se do të realizohet procesi i “vetting” –ut të strukturave të kësaj partie.

Ka nisur kontroll i integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve të saj.

Selia blu po kalon në sitë gjithë zyrtarët demokratë, përfshirën edhe anëtarët e këshillit kombëtarë. Formulari i vetëdeklarimit, i është shpërndarë gjithë strukturës me 13 faqe, që i kërkohet çdo zyrtari demokrat të plotësohet.

Në të kërkohen  të dhënat personale, të dhanë për punësimin, të dhëna mbi shkollimin, mbi eksperiencën në punë, për pastërtinë e figurës që lidhen me gjendjen gjyqësore dhe të dhëna mbi veprimtarinë politike.

Ky formular është i vlefshëm edhe për çdo kandidat për zgjedhje vendore apo parlamentare.

Zyrtarët demokratë, janë të detyruar krahas çdo eksperience punësimi apo niveli arsimimi, të deklarojnë edhe marrëdhënien e tyre me ligjin.

Formulari është i ngjashëm me atë të dekriminalizimit, ndërsa kërkon të detajuar në qoftë se zyrtari ka qenë  ndonjëherë i dënuar  me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet shqiptar ose i huaj.

Gjithashtu nëse është dëbuar nga ndonjë shtet.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar dhunës në familje, ndërsa zyrtarët demokrat duhet të japin përgjigje në qoftë se ndaj tyre është paraqitur ndonjëherë  kërkesë për urdhër mbrojtje.

Në seksionin e të dhënave për veprimtarinë politike, formulari kërkon në detaji información nëse zyrtari  demokrat ka qenë i përfshirë në veprimtari politike duke nisur nga periudha 1944 deri në 1991. Sepcifikisht në qoftë se kanë qenë anëtarë apo kandidat i Byrosë Politike, Anëtarë i Komitetit Qendrorë i Partisë Punës, Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, Bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit, anëtarë i komisionit qendrorë të Dëbim-Internimit, apo denoncues ose dëshmitar në procese politike të posaçme.

Zyrtarët demokrat duhet të deklarojnë veprimtarinë e tyre politike edhe nga viti 1991 deri në ditët e sotme. /a.m/noa.al/