Transmetuar më 21-07-2019, 16:24

Histori tronditëse e një 39 vjeçari nga qyteti i Pogradecit.

Genci prej 26 vitesh ai thotë se është përdorues i lëndëve të forta narkotike.

Për herë të parë marijuanën e provoi në moshën 13 vjeçare, e cila më vone u zëvendësua nga heroina. Për shkak te drogës 39 vjeçari ka humbur të gjithë familjen e tij.

Ai tregon se për të siguruar paratë për drogën është kthyer në lypës e mashtrues.

Por nga ana tjetër ka edhe një mesazh për të rinjtë. Ai thotë se ka humbur nënën, familjet vajzat dhe gjithçka tjetër, vetëm si shkak i përdorimit të drogës.

Ndaj i thotë çdo adoleshenti apo të rinjve që të mos ndjekin rrugën e tij.

Vetëm ne qytetin e Korçës ne Qendrën e trajtimit të përdoruesve çdo dite marrin metadon afro 100 persona.

Vitet e fundit ka pasur disa raste me pasoje vdekje për shkak të overdozës. /a.m/noa.al/