Transmetuar më 21-07-2019, 14:48

Jemi mësuar të shohim vetëm dronë që fluturojnë dhe vetëm kaq.

Por për pak kohë del në treg një dron, që përveç fluturimit, hedh edhe flakë.

I emërtuar TF-19 Wasp, mund të godasë shënjestrën pothuajse nga tetë metra largësi, ndërsa ka edhe një rezervuar me 5 litra karburant, që i mundëson stimulimin e zjarrit.

Por në SHBA ky prodhim ka hasur në shumë kritika.

Nga kompania Throw Flame kanë thënë se ky lloj droni mund të përdoret për ndezje të barishteve në terrene të pakalueshme, shkrirje të akullit, prishje të foleve të insekteve, etj. /k.k/noa.al/