Transmetuar më 21-07-2019, 13:46

Po hynin si çdo ditë në shtëpi, por anëtarët e një familjeje në Indi u tmerruan kur panë se brenda kishte hyrë një tigër.

Kafsha po qëndornte ulur, teksa ishte larguar për t’i shpëtuar përmbytjeve.

Tigri besohet të ketë ardhur nga Parku Kombëtar Kaziranga, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Një veteriner ndërhyri për të qetësuar tigrin për ta nxjerrë nga shtëpia pa u lënduar asnjë person.

Por kafsha nuk kishte nevojë për tu qetësuar pasi ishte e qetë dhe nuk përbënte rrezik. /k.k/noa.al/