Transmetuar më 21-07-2019, 13:27

Një pasagjer në aeroportin e Beogradit u fiksua keq me stjuardesën e avionit që pritej të nisej për në Frankfurt të Gjermanisë.

Për ta shtyrë sa më shumë fluturimin, 65-vjeçari Zoran.N lëshoi një alarm të rremë për bombë në mjetin fluturues.

Edhe pse stjuardesa kishte refuzuar që të dilte me të, burri insistoi duke përdorur një metodë vërtetë të çmendur.

Pas alarmit, për të marrë masa, u evakuuan 130 pasagjerë të cilët ishin në bordin e avionit dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve edhe stjuardesa.

Pasi përfundoi si episode, burri u burgos me një muaj. /k.k/noa.al/