Transmetuar më 20-07-2019, 23:29

Nëntë vite burg për një baba të ri i cili nisi te tundte furishëm djalin e tij tre muajsh, deri sa e vrau, për shkak se i shkaktoi dëme njëlloj si ato të një aksidenti me makinë.

Ishtr 7 dhjetori i vitit 2016, kur 23-vjeçari Matthew Jones, nga Ebbë Vale, në Uells, humbi toruan teksa ndodhej në shtëpi me djalin, teksa partnerja kishte dalë për punë.

Vogëlushi Cody nuk pushonte së qari dhe babai humbi toruan duke e tundur furishëm çka bëri që të përfundojë në koma.

Pas një dite në agoni foshnja gjeti vdekjen. Në gjendje paniku ai lajmëroi ambulancën pas ngjarjes, ndërkohë që tha se djali kishte vdekur për shkaqe aksidentale, shkruan noa.al.

Gjatë marrjes në pyetje ai shfaqi pendesë dhe tha se, “Në atë moment isha shumë i stresuar, për gjashtë ditë me radhë kisha punuar në fabrikë plotë 65 orë dhe isha i tensionuar pasi nuk arrija të siguroja një jetë të denjë ekonomike”.

Por hetimet e kryera zbuluan të vërtetën tragjike, duke bërë që këtë të enjte i riu të shpallet fajtor dhe të dënohet me nëntë vite burg. /a.y/noa.al