Transmetuar më 20-07-2019, 22:41

Vret dy vajzat e saj dhe justifikohet duke thënë “u çmenda”. Sarah Henderson, një nënë 31-vjeçare nga Texas, SHBA, vrau dy vajzat e saj 5 dhe 7 vjeçe Kaylee dhe Kenlie, me nga një plumb pistolete në kokë, teksa ishte në shtëpi me të gjithë familjen.

Ngjarja e rëndë tronditi gjithë vendin, ndërkohë që këtë të mërkurë u dha dënimi përfundimtar për të.

Sarah u dënua me burg përjetë, dënim i cili u arrit në këmbim të pagesës, pasi në të kundërt do të dënohej me vdekje. Gruaja prej disa kohësh kishte shfaqur një sjellje paranojake, aq sa e kishte detyruar të shoqin të lajmëronte ndihmën e shpejtë, pasi kishte kërcënuar me vetëvrasje.

Pak më vonë i shoqi kishte telefonuar sërish duke thënë se ishte çdo gjë në rregull, por policia shkoi dhe verifikoi personalisht, duke mos konstatuar asnjë anomali.

Por një ditë më vonë, më 2 nëntor 2017, burri bëri një telefonatë të dytë, duke thënë se vajzat kishin vdekur. Ai tregoi se gruaja përfitoi nga fakti që ai po flinte, duke i vrarë të dyja vajzat.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje nga policia rrëfeu gjithçka, ku shpjegoi se e kishte planifikuar krimin prej një jave dhe se synimi i saj ishte që të zhdukte të gjithë familjen. Hetimet treguan se gruaja nuk ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës dhe se nuk u provua paaftësia mendore, shkruan noa.al.

Nga ana tjetër ajo deklaroi në polici se, “U çmenda, nuk e duroja dot më rutinën time të përditshme”. /a.y/noa.al