Transmetuar më 20-07-2019, 13:16

Presidenti Ilir Meta shpreh mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fatmir Frashrit, “legjendë” e ekipit të futbollit “Tirana”.

Duke publikuar foto të tij, kreu i shtetit thotë se njeriu i cili ndryshoi futbollin botëror, legjenda e Ajax, Johan Cruijff deklaronte se nuk është e rëndësishme vetëm të fitosh, por edhe si fiton.

Ai shton se për të mbështetur këtë filozofi të re, ai publikoi 14 rregullat bazë që i shkojnë aq shumë edhe legjendës kuqezi dhe bardhë e blu, i cili u ndesh si i barabartë me Ajax-in e madhërishëm të asaj kohe.

“Sidomos rregulli i 14: Bring beauty to the sport (Sillni të bukurën te sporti) i shkonte aq shumë Fatmir Frashërit. Ndaj sot në këto momente dhimbje e nostalgjie, familjes Frashëri, kolegëve dhe të gjithë sportdashësve dua t’u shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për veprën e tij, dhe ne do ta kujtojmë përherë me dashuri me këto foto nga ndeshjet me Ajax-in, ku u mësoi të gjithëve se si duhet të ndeshemi me dinjitet dhe të barabartë edhe me më të mëdhenjtë”, shkruan Meta. /a.y/noa.al

“Lamtumirë kampion!”, ikona Fatmir Frashëri dhe epoka e tij e lavdishme nuk do të harrohen kurrë